
Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, që vendosi karantinim dy javor për emigrantët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Në vendimin e dhënë nga Apeli argumentohet se “çështja nuk i përket juridiksionit të gjykatave të zakonshme”.
Relator i çështjes në Apel ishte Ardian Dvorani.
Kujtojmë që më 20 prill Lëvizja Socialiste në Integrim dorëzoi në Gjykatën Administrative një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy-javore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Në kërkesën drejtuar gjykatës, LSI thekson se ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën. Sot Gjykata Administrative shpalli mos-kompetencën për ankimimin e LSI, duke ia kaluar kështu Apelit./K.B/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





