Transmetuar më 23-04-2021, 21:23

Të shtëna me armë zjarri vunë terrorizuan zonën e Alliasit në Tiranë, duke vënë në  alarm policinë e kryeqytetit.

Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, në Allias, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia konfirmoi se  shtetasi B. Gj, së bashku me 3 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar nga ana e tyre,  kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H.

Në largim e sipër njëri prej 3 shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje ka lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, pasi ndodhi disa minuta pas mbylljes së fushatës nga ana e partive politike në vend.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd