Transmetuar më 23-04-2021, 18:11

Është një nga ato lajmet që nuk do të donim të lexonim, për shkak të ankthit që shton dhe rreziqeve që shkakton: një kotele vdiq nga Covid në Skoci dhe një tjetër u infektua nga pronarët.

Lajmi është publikuar nga revista amerikane Forbes, e cila raporton gjithashtu për një studim të kryer nga Universiteti i Glasgoë, sipas të cilit ka prova shkencore mbi transmetimin e virusit nga njerëzit te macet.

Studiuesit këshilluan pronarët të mos i përkëdhelnin shumë “kafshët shtëpiake” të tyre dhe të shmangin kontaktet shumë të ngushta, nëse ishin pozitive për Covid.

Macet besohet të kenë marrë virusin nga pronarët e tyre, njëra prej të cilave ngordhi.

Sigurisht, shkencëtarët gjithashtu konsideruan që çështja ka nevojë për hetime të mëtejshme, megjithëse dy macet, të racave të ndryshme dhe nga familje të ndara, kanë rezultuar pozitive për virusin dhe besohet se e kanë kontraktuar atë nga pronarët e tyre.

Veterinerët botuan studimin në Raportin Veterinar. Macja tregoi simptoma të lehta para se të shërohej, por tjetra, një Ragdoll katër muajsh, pati vështirësi në frymëmarrje dhe më në fund duhej të eutanizohej.

Aktualisht nuk ka asnjë provë që macet ose kafshët shtëpiake të tjera mund të transmetojnë virusin tek njerëzit ose të luajnë një rol të rëndësishëm, në përhapjen e sëmundjes midis njerëzve, theksuan studiuesit. Sidoqoftë – thanë ata gjithashtu – kafshët shtëpiake mund të veprojnë si një "rezervuar viral" dhe raportuesi i hulumtimit, profesor Margaret Hosie, tha se do të jetë "e rëndësishme të monitorohen" mënyra të ndryshme të transmetimit për të kuptuar më mirë rreziqet.

/a.m/NOA.al