Transmetuar më 22-04-2021, 17:17

Sasi të konsiderueshme parash janë gjetur në makinën që u ndalua nga mbështetës të PD-së në Maqellarë.
Ka qenë Prokuroria që ka urdhëruar kontrollin në makinë, dhe në pjesën e kroskotit janë parë lekë të prerjes 50-ëshe.
Këto lekë dyshohet se ishin bërë gati për t’u shpërndarë në këmbim të votave.
Të paktën dy persona janë shoqëruar në polici.
Ndërkohë hetimet vijojnë për të zbuluar më shumë rreth këtij rasti. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





