Transmetuar më 22-04-2021, 16:58

Quhej Umka. Ishte një ari i mrekullueshëm polar 25-vjeçar.

Umka nuk jeton më. Jetonte në kopshtin zoologjik në Ekaterinburg, një qytet rus në anën lindore të Uraleve, por ariu polar vdiq papritmas, duke i lënë të gjithë të shtangur.

Po, sepse vdekja nuk iu shkaktua nga ndonjë sëmundje ose lufta me Aina, ariu tjetër femër polar me të cilin ndante izolimin, por për një shkak tjetër.

Gjithçka filloi gjatë kohës së ngrënies. Kujdestari kishte vërejtur se diçka nuk shkonte kur, ndërsa shikonte Umka duke ngrënë, e pa atë papritmas të rrëzohej për tokë.

Për fat të keq, veterinerët nuk mund të ndihmonin, por arritë të konstatonin vdekjen e ariut.

Çfarë e kishte vrarë Umkën? Përgjigja do të vinte nga nekopsia e cila, edhe pse duket absurde, kishte bërë që mjekët të gjenin një top gome në barkun e ariut.

Me gjasë është hedhur nga një vizitor budalla, dhe topi i mallkuar duhet të jetë ngrënë nga ariu pa vetëdije. Pjesa tjetër është historia e trishtuar e Umkës që filloi në fund të viteve nëntëdhjetë kur, pasi humbi nënën e saj nga gjuetarët, mbeti edhe jetim.

U gjet nga banorët e një fshati në rajonin e Chukotka, ku i kishte shpëtuar edhe sulmit të qenve. Që nga ai moment, Umka e kaloi jetën në atë kopsht zoologjik ku, edhe pati një fund tragjik.

Lajmi ka trishtuar  përveç kujdestarëve, dhe vizitorëve të shumtë që e vizituan, gjithashtu dhe mbi të gjitha partneren e tij Aina, e cila tani është më e vetme se kurrë.

/a.m/NOA.al