Transmetuar më 22-04-2021, 15:30

Përfaqësues të PD-së kanë bllokuar sot një automjet në Maqellarë të Dibrës.
Është dashur më pas edhe ndërhyrja e policisë.
Ata pretendojnë se socialistët po shpërndajnë para në këmbim të votave.
Janë publikuar në rrjetet sociale edhe pamje të situatës së tensionuar nga kandidati demokrat për deputet në Dibër, Xhelal Mziu.
Më pas ka mbërritur policia, ndërsa nuk bëhet e qartë sa qëndron pretendimi i përfaqësuesve të PD-së, lidhur me ndalimin e automjetit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





