Transmetuar më 22-04-2021, 14:05

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur edhe në qytetin e Fierit për të zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës në këtë qytet.

Në fjalën e tij para qytetarëve fierak, Basha tha se Edi Rama fajëson këdo në vend që të ndal shitblerjen e votës, e mbajti Shqipërinë prapa dhe lekët e shqiptarëve ua dha oligarkëve.

Kreu i opozitës gjithashtu u shpreh se e diela është dita e fitores më të madhe dhe ftoi të gjithë qytetarët të votojnë masivisht numrin 9 që Shqipërisë t’i rihapet rruga për në Bashkimin Europian, vendeve të reja të punës, pagave më të larta, arsimit më të mirë, shpresës dhe sigurisë për të gjithë shqiptarët.

“Mirë se ju gjej në këtë bashkim zemrash që ushton nga Fieri anë e mbanë Shqipërisë për fitoren e  pandalshme të së dielës, fitoren më  të thellë, fitoren më të madhe, fitoren e Fierit dhe të gjithë shqiptarëve. Vëllezër dhe motra shiu dhe bereqeti i tij nuk e fsheh dot diellin pas reve në sytë tuaj  nga zemrat tuaja, nga fytyrat tuaja shndërrin energjia, forca fuqia e bashkimit më masiv që ka njohur ndonjëherë Fieri, e bashkimit më të madh që ka njohur ndonjëherë Shqipëria sepse 25 prilli, e diela e pas 3 ditëve nuk do të  jetë e diela e asnjë partie, e asnjë politikani por do të jetë e diela e çdo shqiptari, e të gjithë shqiptari, e çdo fieraku, e të gjithë fierakëve e diela e ndryshimit duke votuar numrin 9. Fieri do të votojë numrin 9, Fieri i vuajtur, i përdhosur kjo qendër e jashtëzakonshme urbane në mes të asaj që duhej të ishte kopshti më i gjelbëruar i pasurisë shqiptare të Myzeqesë, që sa herë kam ardhur këto 8 vite në qytetin tuaj, në shtëpitë tuaja, në fshatrat tuaja, në sipërmarrjet tuaja  në fermat tuaja e ditë pas dite e javë pas javë, muaj pas muaji 8 vite me radhë e kam parë dhe e kam ndjerë dhimbjen dhe vuajtjen e dështimit.

Sepse 8 vite dështime ju kanë ardhur në majë të maj të hundës.

Ky qytet nuk është i atij që për 8 vite nuk bëri asgjë, i atij që rrënoi pensionistët, shkatërroi arsimin, largoi fierakët, largoi të rinjtë dhe të rejat tona, të fejuarit dhe të fejuarat i ndau, ndau familjet në mes, qytetin me emigracionin më të madh në Shqipëri. Nuk i takon Edi Ramës, oligarkëve dhe bandave të tij. Ky është Fieri i fierakëve, është Fieri juaj dhe të dielën do ta merrni atë që ju takon me votën tuaj për numrin 9!

Për të vetëvrarët nga faturat e energjisë, për të vetmin pjesë të kombit shqiptarë  ku fermerët nuk marrin subvencione dhe ju kalben prodhimet, për vuajtjet e naftëtarëve, nënave, bashkëshorteve të tyre, për dhimbjen të patregueshme të sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm dhe sipërmarrësve të mëdhenj të Fierit teksa detyroheshin të largonin nga puna prindërit fierak, të cilët zbrazin tavolinat nga fëmijët e tyre, për t’i dhënë fund një herë e mirë njeriut që 8 vite nuk bëri asgjë e sot ka guximin të trokas përsëri në portat e Fierit. Fieri ja ka mbyllur portat të keqes, Fieri ja ka hapur emrin ndryshimit.

Në vend që të ndal marifetet e fundit dhe shit blerjen e votës, ai që për 8 vite nuk bëri asgjë mundohet tani të fajësoj këdo por nuk ka për t’ia dal. Nuk ka për t’ia dal edhe ai vet e di se më 25 prill është i humbur ai dhe një grusht njerëzish janë të humbur sepse në 25 prill shqiptarët janë të bashkuar, të gjithë pa dallime, rreth të vetmes mundësi për të ardhmen e tyre, për mirëqenien e tyre, për ekonominë e tyre, për dinjitetin e tyre, shqiptarët e kane ngritur kokën, janë të drejtë, të fortë, krenarë, të vendosur, të dielën të gjithë bashkë votojmë numrin 9! Bashkë për ndryshim! Bashkë për Shqipërinë europiane! Bashkë për Fierin e zhvilluar!

Bashkë për ndryshim! Bashkë për ndryshim Votoni numrin 9! Fieri fiton! Shqipëria fiton! Zoti e bekoftë Fierin! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Fitore!", tha Basha në Fier./K.B/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd