Transmetuar më 22-04-2021, 09:41

Një ditë pas ngjarjes së rëndë dje në Elbasan ku mbeti i vrarë mjeku 56-vjeçar Pjerin Xhuvani, eksponent i PS, të 4 të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Raportohet se situate më e rëndë paraqitet për 32-vjeçarin Eltjon Bodinaku, dhëndri i viktimës, i cili është në terapi intensive.
Ndërkohë efektivja e forcave “Shqiponja” Xhensila Sota i është nënshtruar një operacioni në këmbë ku dhe kishte marrë plumbin.
Po kështu mbështetësit e PD që po ashtu janë plagosur Emiljan Prenga e Pavlo Vuksani janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim në spitalin e Traumës./K.B/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





