Transmetuar më 21-04-2021, 20:00

Foto ilustruese
Të shtëna me armë në drejtim të një lokali në Novoselë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në fshatin Poro.
Persona të maskuar, ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hapur zjarr ndaj lokalit në pronësi të Gjergji Nasit.
Në derën e lokalit ka shenja të mbi 20 plumbave.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur të lënduar, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





