Transmetuar më 21-04-2021, 16:25

Autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan ka treguar atë se çfarë ndodhi sot në lagjen “5 Maji” të qytetit.

Sipas tij, ai ka qëlluar për t’u vetëmbrojtur dhe se nuk kishte për qëllim të vriste Xhuvanin.

“Ne shkuam për t’i ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për t’i ndaluar por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh,” ka thënë ai.

Papleka është vetëdorëzuar pas ekzekutimit të eksponentit të Partisë Socialiste në Elbasan.

Policia ende nuk ka një reagim zyrtar për ngjarjen. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd