










Policia e Elbasanit dha versionin e saj zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur në këtë qytet ku u vra Pjerin Xhuvani, Drejtor I Fondit të Detyrueshëm Shëndetësor Elbasan si dhe u plagosën dhëndri i tij, Emiljano Prenga, policja Xhensila Sota dhe Kelmend Xhaferri.
Masakra e ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit dyshohet se erdhi pas përplasjes me armë mes mbështetësve PD-PS për shkak të dyshimeve se PS po hidhte pará dhe karta identiteti me qëllim blerje votash.
Në lidhje me ngjarjen, policia tha: "Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, gjatë një konflikti është vrarë me armë zjarri shtetasi P. XH., si dhe janë plagosur shtetasit E. P., P. V. dhe E. B.
Gjithashtu, në përpjekje për të parandaluar krimin është plagosur edhe punonjësja e Policisë e forcës së posacme “Shqiponjat”, XH. S.
Në ndihmë të patrullës kanë shkuar shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjtiha akset rrugore në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit.
Gjithashtu, është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë të hetimit të krimeve kundër personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, të Drejtorisë sē Krimeve Kundēr Personit e Pasurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan po vijon intensivisht puna për fiksimin dhe administrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.
Ndërkohë janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen, si dhe është bërë e mundur vënia në pranga e autorit të vrasjes, shtetasi A. P., ish punonjës policie.
Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
- Pamje nga vendngjarja
- Pamje nga vendngjarja
- Pjerin Xhuvani
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd











