
Një vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i ditës së sotme i regjistruar në ngjarjen e ndodhur në qytetin e Elbasanit ne lagjen 5 maj.
Forcat policore kane arrestuar autorin e dyshuar i cili eshte Arber Pepkola, shoqerues fizik i drejtuesit politik se qarkut se Elbasanit Gazment Bardhi.
Policia ka marre deshmine e Gazment Bardhit dhe sakaq janë shoqeruar ne polici rreth 30 persona si deshmtitare te kesaj ngjarjeje.
Ne qytetin e Elbasanit kane ardhur dhe forcat speciale te FSHN-se.
Qarku i Elbasanit ishte nuhatur nga diplomatet e atashuar ne Shqiperi pasi edhe ne harkun kohor prej dy javesh Elbasanin e kane vizituar dhe mbi 5 ambasadore te huaj.
Burime në vendngjarje që citon noa.al flasin për dinamikën e asaj që ndodhi. Pas dreke, grupi elektoral i kandidatit të PD, Gazment Bardhi ka pikasur një makinë që sipas tyre po shpërndante lekë dhe karta identiteti.
Makina është ndalur nga grupi demokrat dhe janë mbajtur duke njoftuar njëkohësisht policinë dhe mediat.
Pak më pas ka mbërritur një tjetër makinë në përforcim të së parës. Në këto momente ka shpërthyer një konflikt dhe ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë vdiq Pjerin Xhuvani, u plagosën një efektive policie dhe dy persona të tjerë.
Mësohet se si pasojë e të shtënave ku humbi jetën Pjerin Xhuvani, kanë mbetur të plagosur në këmbë Klement Xhaferri dhe Xhensila Shota, efektive e Forcave Shqiponja.

Pamje nga vendngjarja
Ndërkohë që dhe një person tjetër gjendet në gjendje të rëndë i cili dyshohet se është dhëndri i Pjerin Xhuvanit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





