Transmetuar më 21-04-2021, 14:44

Tronditet Elbasani nga një vrasje në mes të qytetit. Viktima është Pjerin Xhuvani, banor i këtij qyteti, raporton noa.al.

Dyshimet e para janë se Pjerin Xhuvani është vrarë para pak minutash ndërsa ndodhte një konflikt në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se në vendin ku ka ndodhur vrasja janë dëgjuar më shumë se 20 të shtëna.

Burime në vendngjarje që citon noa.al flasin për dinamikën e asaj që ndodhi. Pas dreke, grupi elektoral i kandidatit të PD, Gazment Bardhi ka pikasur një makinë që sipas tyre po shpërndante lekë dhe karta identiteti.

Makina është ndalur nga grupi demokrat dhe janë mbajtur duke njoftuar njëkohësisht policinë dhe mediat.

Pak më pas ka mbërritur një tjetër makinë në përforcim të së parës. Në këto momente ka shpërthyer një konflikt dhe ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë vdiq Pjerin Xhuvani, u plagosën një efektive policie dhe dy persona të tjerë.

Mësohet se si pasojë e të shtënave ku humbi jetën Pjerin Xhuvani, kanë mbetur të plagosur në këmbë Klement Xhaferri dhe Xhensila Shota, efektive e Forcave Shqiponja.

Ndërkohë që dhe një person tjetër gjendet në gjendje të rëndë i cili dyshohet se është dhëndri i Pjerin Xhuvanit.

Më herët Pjerin Xhuvani ishte akuzuar nga PD se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD, Ditën e Verës në Elbasan.

Xhuvani kishte kaluar me PS-në dhe u akuzua si një nga nxitësit e dhunës që ndodhi ditën e verës në Elbasan, ku pati përplasje mes mbështetësve të forcave politike, pas takimeve në të njëjtin orar të Ramës dhe Bashës.

Pamje nga vendngjarja

Xhuvani është akuzuar edhe për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit, ndërsa është njohur si aktivist i PS-së.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe FNSH janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.

https://youtu.be/2VdR6XMbTUk

Pamje nga vendngjarja

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd