Transmetuar më 21-04-2021, 13:04

Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat Presidenti Ilir Meta kërkoi nga Policia e Shtetit të bëjë detyrën.

“Nuk dua më jo një pikë gjaku të derdhet për zgjedhjet, por asnjë pikë loti. Secili të votojë sipas bindejs së tij. Do i jap edhe mandatin e presidentit Edi Ramës nëse merr 71 mandate në mënyrë demokratike, ama u prek një votë të gjejë vrimë ku të futet.  Sepse nuk i vajtën militantët e opozitës atje.

Ndaj Kejdi të lutem ju shpesh nuk më dëgjoni, po kam pak eksperiencë më shumë në këtë  pyete Gramozin nëse duan portrete të Ramës sot, në vendet ku janë banderolata tuaja, vi unë dhe s’e kam fare për turp”, u shpreh Meta.

Ndërkohë, kreu I shtetit tha gjatë fjalës së tij se në vend janë fshehur viktimat e shkaktuara nga covid-19.

“Ndalimi i votimit të emigrantëve nga Greqia përbën një akt të rëndë, antikushtetues. Arsyetimi i ndalesës së mijëra bashkëatdhetarëve tanë është pretekst fals, i pabazuar shkencërisht, absurd, përdorim politik, nga situata e pandemisë nga ana e partisë shtet. Kjo është farsa e turpshme për përfshirjen e diasporës në votime.

Jo vetëm nuk po përfshihen të votojnë aty ku janë, por nuk lejohen as të vijnë këtu. Këta po fshehin nga statistikat rreth 10 mijë vdekje të shkaktuara nga virusi. I bëj apel urgjent qeverisë, Komitetit të manipuluar të Ekspertëve dhe KQZ të heqë menjëherë këtë ndalesë, që përbën një veprim flagrant antikushtetues”, u shpreh Meta./K.B/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd