Transmetuar më 21-04-2021, 11:50

David Alaba ka zgjedhur Real Madrid për të vijuar karrierën e tij, për këtë janë të bindur mediat gjermane. Në fakt, ky është një lajm që qarkullonte prej kohësh, i konfirmuar shpesh edhe në Spanjë.

Sipas Sky gjerman, Alaba ka gjetur akordin total me presidentin Perez. Mbrojtësi i Bayern Munich do të transferohet në përfundim të këtij sezoni në Madrid ku do të firmos një kontratë deri në vitin 2026.

Mëngjarashi do të përfitojë nga kjo kontratë e re afro 11 milion euro në sezon. Alaba ndjek në këtë mënyrë hapat e Tony Kros, zgjedh Realin për një kontratë më të mirë financiare dhe me synimin e qartë të fitojë sërish Champions League.

Kjo mund të konsiderohet pa frikë një goditje e madhe për Realin pasi Alaba transferohet në Madrid me parametra zero./K.B/NOA.al