Transmetuar më 20-04-2021, 23:47

Myrto Uzuni është padyshim një nga lojtarët më të mirë shqiptar që luan në Europë.

Sulmuesi po shkëlqen dhe nuk rresht së shënuari në kampionatin hungarez me Ferencvarosi të cilët i udhëhoqi drejt titullit kampion.

25-vjeçari realizoi një dopietë ndaj Ujpest në javën e 30-të të kampionatit duke i dhënë fitoren skuadrës dhe njëkohësisht titullin kampion teksa ishte më i miri i ndeshjes.

Uzuni është gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare.