Transmetuar më 20-04-2021, 23:19

Një djalë shqiptar, Florian Osmani, ka vendosur që të suprizojë prindërit e tij pas tre vitesh qëndrimi në Angli.

Ai është shfaqur në një restorant ku e gjithë familja kishte vendosur të darkonte.

I veshur si kamerier, djali shkon pranë tavolinës së familjes dhe kërkon që tu marrë porosinë familjarëve të tyre.

Fillimisht ata qëndrojnë të shtangur, por pas disa sekondash hidhen përpjetë nga gëzimi dhe nisin ta përqafojnë djalin. Videoja emocionuese është publikuar në Tik-Tok.

Surpriza u realizua në bashkëpunim me vëllezërit e tij për prindërit që kishin tre vite pa e parë.

Më poshtë videoja: