Maqedoni e Veriut/ Burri vret gruan me thikë më pas tenton vetëvrasjen
Transmetuar më 20-04-2021, 22:03

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Strugë, ndersa mësohet se një person ka vrarë gruan e tij me thikë.

Një 39-vjeçar ka vrarë gruan e tij 34-vjeçare, ndersa e gjitha dyshohet se ndodhi pas një sherri momental.

Vdekja është konfirmuar nga ekipi i Ndihmës së shpejtë – Strugë.

Gjitashtu mësohet se autori i dyshuar i vrasjes, J. Р. është lënduar gjatë tentativës për të kryer vetëvrasje.

Nga Ministria për Punë të Brendshme në këtë vend njoftojnë se po punojnë në zbardhjen e rastit.

Çifti i ri kishte edhe fëmijë të mitur./noa.al/