Transmetuar më 20-04-2021, 21:49

Një  video tregon momentin kur një fëmijë 6 vjeç bie në shinat e trenit, ndërkohë që po ecte mbi platformë me nënën e tij, e cila kishte probleme me shikimin.

E tmerruar sepse nuk e ndjente më të birin pranë gruaja mund të shihet duke u përpëlitur për ta gjetur atë, ndërkohë që treni po afrohej.

Dhe kur gjithçka dukej sikur do të kishte një fund tragjik, një punonjës i hekurudhës mund të shihet që vrapon drejt 6-vjeçarit, e ngre atë lart me shpejtësi, e më pas ngjitet edhe vete.

E gjithë kjo ngjarje e kapur nga kamerat e sigurisë ndodhi në një stacion treni në Mumbai të Indisë. Pamjet u publikuan gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Punonjësi Mayer Shelke u konsiderua hero në vendin e tij.

Më poshtë pamjet: