Transmetuar më 20-04-2021, 21:26

Presidenti Ilir Meta ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama duke përdorur epitete nga më të rëndat që ka përdorur në përplajset mes të dyve.

Në një intervistë në tv lokal të Shkodrës Tv1, Meta tha se kreu i qeverisë nuk është normal.

Meta paralajmëroi se do i presë duart atij dhe kujdo tjetër banditi që guxon të prekë votat.

“Të gjithë shqiptarët e dinë se kemi për Kryeminister një të marrë, një të sëmureë psikik që sot nuk tremb më askënd. Ky i semure psikik qe i ngriti gishtin Shkodres, do rendohet shume ne ditet ne vijim dhe askush nuk do ti beje me derman.

Rama eshte nje kukull qe dihet nga kurdiset ne rajon, per te minuar te ardhmen e Shqiperise.

Edi Ramen e paralajmeroj nga Shkodra se do t’ja pres duart atij dhe kujdo tjeter banditi qe guxon te preke votat. Presidenti do nxjerre dekrete per mbrojtjen e votes se lire. Per kete te jete i qarte Rama dhe banditet e tij. I gjithe populli do jete ushtar dhe do ta ndjeke Ramen kudo qe te jete nese prek 1 vote” – tha Meta.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd