Transmetuar më 19-04-2021, 23:57
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën Pejë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Grabanicë të Klinës.
Sipas medieve vendase, si pasojë e këtij aksidenti mes dy automjeteve, një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore.
Nga ana e autoriteteve vendase po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./noa.al/\