Transmetuar më 19-04-2021, 23:09

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik italian.
Një i moshuar vendas, 81-vjeçar ka vrarë gruan 80-vjeçare dhe qenin.
Ngjarja ndodhi në Roça Nervina, Ventimiglia (Imperia).
Nga rindërtimi i fakteve rezulton se Fulvio Sartori, mesnatën e së hënës, kishte pasur një grindje të ashpër me bashkëshorten e tij, Tina Boeri.
Në mëngjes, ai mori një thikë në kuzhinë dhe qëlloi në qafë 80-vjeçaren, ndërsa me të njëjtën thikë goditi edhe qenin.
Më pas, ai u kthye në shtrat, ndërsa me thikë kishte prerë një venë duke tentuar vetëvrasjen.
Ai është dërguar në spital, ku po merr mjekim.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





