Transmetuar më 19-04-2021, 23:10

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndezi edhe më shumë sot atmosferën e tendosur të kësaj fushate elektorale duke bërë thirrje që qytetarët të gjejnë ku janë patronazhistët dhe të merren me ta.

Për ta ilustruar se çfarë duhet bërë me patronazhistët, Meta përdori një pjesë nga poema Anës lumenjve e Fan Nolit:

"Bravo qytetarëve të Beratit! Gjejini! Izolojini! Mos i toleroni! Nuk ka patronazhist, fuks dhe bandit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill!

"…Ngrehuni dhe bjeruni, korini dhe shtypini, katundar e punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë!"

Me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!", përfundoi thirrja e z.Meta duke ilustruar edhe me këtë foto që sugjeron se në Berat disa qytetarë po denoncojnë shpërndarje thasësh me miell nga eksponentë të PS.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd