Transmetuar më 19-04-2021, 19:14

Siç po ndodh në shumë shtete të botës, edhe Suedia ka vendosur të hapë dyert e stadiumeve, por me një numër të çuditshëm tifozësh.

Në stadium në Suedi lejohen vetëm 8 tifozë, sipas vendimit të qeverisë në këtë vend, në stadium do të lejohen aq persona sa lejohen edhe në ambiente të hapura, pra 8.

AIK luajti ndeshjen e parë me Degerfors para disa ditësh dhe në stadium ishin pikërisht 8 tifozë, të cilët respektuan në maksimum rregullat duke ruajtur distancën mes tyre.

Në fundin e ndeshjes, pasi AIK-u triumfoi me rezultatin 2-0, lojtarët shkuan të festonin me ata pak tifozë që ishin në shkallët e stadiumit.

Më poshtë pamjet: