
Në Aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur edhe 208, 000 vaksina të Sinovac.
Lajmin e konfirmoi kryeministri Edi Rama.
Kjo është sasia e dytë e madhe brenda dy ditëve të fundit. Në fundjavë mbërritën mbi 90 mijë doza vaksinash AstraZeneca.
Mbërritja e fundit e 208, 000 vaksinave të Sinovac, ka si qëllim, “për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin e çdo qytetari, derisa ta kemi zmbrapsur Armikun e Padukshëm dhe të dalim një orë e më parë nga tuneli i pandemisë”, tha Rama.
Manastirliu bëri me dije se mbrëmjen e sotme pritet që të mbërrijnë 8190 doza të tjera nga Pfizer.
“Nga momenti i parë kemi më shumë se 700 mijë vaksina që kanë mbërritur. Po ecet me ritme shumë të larta dhe jemi të vendosur të vijojmë me intensitet. Sot pritet të kemi doza të tjera vaksina nga Pfizer 8190 doza që mbërrijnë sonte dhe do të vijojmë të vaksinojmë për sa i përket objektivit tonë dhe objektivit,” tha Manastirliu.
Po ashtu mësohet se brenda javës priten të mbërrijnë edhe rreth 50 mijë vaksina Sputnik V.
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





