Transmetuar më 19-04-2021, 14:28

Komiteti Teknik i Ekspertëve veç dy vendimeve për shkollat dhe për rikthimin e karantinës me dy vendet fiqnje, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, shpjegoi  rastet në ulje me Covid.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se mesatarja ka zbritur nga 172 në 138.

Sipas Ficos, tre janë qytetet që në tre javët e fundit po raportojnë më shumë raste të reja në vendin tonë, Gjirokastra, Korça dhe Berati.

“Kemi konsideruar indikatorë të rëndësishëm që flasin për ecurinë e pandemisë.

“Mesatarja ka zbritur nga 172 në 138, incidenca javore ka shkuar në 108 dhe për 5 javë kemi vënë re një rritje të qëndrueshme te tendencës dy javore”.

“Komponentë i rëndësishëm mbetet edhe numri i shtrimeve në spitale, i cili deri dje ka qenë 174 në spitalet covid 1 dhe 2 dhe spitalet rajonale”, u shpreh Fico.

“Ashtu siç e kemi diskutuar, ulja e numrit të shtrimeve shkon edhe në ulje të numrit të personave që janë në terapi intensive. Një indeks tjetër është edhe ulja e vdekshmërive”, tha Fico.

“Ajo që vlen për tu theksuar është që një ndryshim ka qenë rezultati i rasteve të reja në disa vende”.

“Tirana ka një numër të lartë të rasteve të larta. Po bëhet gati 2-3 javë që Gjirokastra, Korça dhe Berati vijnë me numra të reja rastesh. Në po i mbajmë me vëzhgim dhe duke asistuar që të testohen më gjerë dhe të vaksinohen më shumë”, tha Fico. /a.m/NOA.al

E plotë

Komiteti Teknik i Ekpertëve: Rikthehen në klasa shkollat e mesme, karantinë 2-javore për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia

Tiranë, 19 Prill – Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që për dy javët e ardhshme, personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia bëjnë karantinë, për të kufizuar përhapjen e covid19, nisur nga situata në këto vende si dhe për shkak të lëvizjes së shtuar të pritshme, nga pashkët ortodokse. Vendimi tjetër i Komitetit Teknik lidhet me rikthimin e mësimit të kombinuar në gjimnaze. “Afrimi i ditës së Pashkëve gjithmonë është shoqëruar me lëvizje të qytetarëve nga vendet fqinje, që mund të vendosin vendin në një situatë të rënduar epidemiologjike. Si dhe duke pasur parasysh dhe situatën tonë lokale, ku vendin e parë për numër rastesh të reja e zë Gjirokastra, pasuar nga Korça, mendojmë që duke filluar nga dita e nesërme të vendoset qëndrimi në karantinë dy javore për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, deri në datën 3 maj. Do ta rivlerësojmë, në varësi të dinamikës së situatës, do ta vlerësojmë përsëri pas dy javësh. Komiteti vlerëson se nxënësit e viteve të para dhe të dyta të shkollave të mesme, të cilët kanë qenë në mësim online, si rezultat i përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend mund të fillojnë edhe mësimin në klasë, të futen në skenarin e kombinuar”, tha Rakacolli. Duke folur për situatën epidemiologjike, Drejtoresha e Insitutit të Shëndetit Publik Prof. Albana Fico, deklaroi se ka një ulje të incidencës dy javore. “Mesatarja javore e rasteve pozitive nga 172 në 138, incidenca javore ka shkuar në 108 nga 187. Mesatarja ditore të diagnostifikuar pozitiv ka zbritur nga 265 në 172. Numri total i rasteve aktive në Shqipëri është 25 mijë e 668. Numri i bashkive ka zbritur nga 36 në 33, mbetet raporti meshkuj femra 48% me 52% në raport me infeksionin ndërkohë që është e ndryshuar me humbjet e jetës. Komponent i rëndësishëm mbetet edhe numri i shtrimeve në spitale ku deri dje ka qenë 174 në spitalin Covid 1 dhe 2 dhe tre spitale rajonale, vlen për të theksuar që spitali Covid 3 dhe 4 nuk kanë pacient për momentin por janë në gatishmëri të plotë. Ulja e numrit të shtrimeve shkon edhe me uljen e personave në gjendje më të rëndë të cilët janë në terapi intensive gjithashtu edhe numri i të intubuarve, tha Fico. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Dr. Skendër Brataj bëri me dije se thirrjet tek 127 vijojnë të jenë konstante. “Kemi rreth 2 mijë thirrje nga 1700 që kanë qenë. Por nga analiza që ne bëmë u vu re që kërkesa më e madhe ishte informacion mbi vaksinat, llojet e vaksinave dhe sidomos qytetarët që janë me patologji kronike duke kërkuar shpjegime më shumë. Ndërsa përsa i përket vizitave kemi rënë poshtë numrit 300 në 24 orë. Dhe për Covid në 24 orët e fundit janë vetëm 38”, tha Dr. Brataj. Vendimet e Komitetit Teknik të Elspertëve do të vlerësohen në varësi të situatës epidemiologjike.