Transmetuar më 19-04-2021, 13:45

Seksi oral: Çfarë keni ditur për përfitimet e tij dhe çfarë jo. Studiuesit zakonisht raportuan se kjo lloj dashurie nuk gëzohet vetëm nga burrat, por edhe nga gratë që përfitojnë nga kjo taktikë

Materiali i mëposhtëm ofron informacion të vlefshëm në lidhje me seksin oral dhe çfarë ndodh në trupin e njeriut. 

Seksi oral është i mirë për shëndetin fizik dhe mendor të grave. Ky është përfundimi i një studimi nga Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut, botuar në revistën mjekësore Archives of Sexsual Behavior, transmeton noa.al

Në këtë studim pilot, morën pjesë 293 gra. Nga studimi rezultoi se ato që kishin seks oral me partnerin e tyre ishin më pak neurotikë, më të qetë dhe pa gjendje nervore të dukshme. Ato gjithashtu ndienin më shumë kënaqësi seksuale dhe kishin më pak probleme në përditshmërinë e jetës së tyre.

Studiuesit evidentojnë se ky lloj seksi nuk sjell kënaqësi vetëm për burrat, por edhe nga gratë që po ashtu përfitojnë nga kjo taktikë.

Shpjegimi i dhënë nga ekspertët është shumë i thjeshtë: Sperma përmban kimikate që rrisin prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë. Në fakt, gratë që morën pjesë në hulumtim, raportuan se menjëherë pas seksit oral kishin shijuar një gjumë më të mirë.

Por pse ndodh kjo? Sperma e meshkujve përbëhet nga përbërës që, ndër të tjera, trajtojnë pagjumësinë dhe depresionin. Më specifikisht, spermatozoidi përmban:

Kortizol: Ky është hormoni përgjegjës për shfaqjen e ndjenjave të dashurisë dhe lidhjes në çift  Seretonina: hormon që ngre humorin psikologjik Tireotropina: Hormoni që "godet" depresionin Melatonina: Kontribuon në gjumë cilësor

Faktet e përdorura për të mbështetur këto "përfundime" vijnë edhe nga një studim tjetër.

Shkencëtarët kanë ekzaminuar simptomat e depresionit tek studentet femra që përdorën prezervativ gjatë aktivitetit seksual. Të dhënat u krahasuan me simptomat e grave të tjera që kishin marrëdhënie seksuale pa prezervativ.

Ekipi i hulumtimit zbuloi se gratë seksualisht aktive që nuk përdorën prezervativë raportuan më pak simptoma depresive sesa ato që kishin marrëdhënie seksuale me prezervativ. Nga kjo e dhënë studiuesit kanë arritur në përfundimin se sperma mund të ketë veti antidepresive.

Po burrat nga ana tjetër, sa të prirur janë tu bëjnë seks oral femrave? 

Një studim i botuar në The Journal of Sexual Medicine zbuloi se vetëm 55% e meshkujve të moshës 20-24 vjeç bëjnë seks oral me partnerëëet e tyre krahasuar me 75% të femrave që u bëjnë këtë gjë partnerëve të tyre.

Burrat e moshës 30-39 vjeç e bëjnë atë me një normë prej 69% krahasuar me 59% të grave! Ky model sugjeron që sa më shumë të rriteni, aq më shumë “shpërblyes” bëhen meshkujt në seksin oral dhe më pak femrat.

Kujdes! Ju mund të merrni sëmundje seksualisht të transmetueshme nga seksi oral

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST) transmetohen zakonisht përmes seksit vaginal dhe anal, por seksi oral gjithashtu mund të ju vërë në rrezik për to. Papillomavirusi njerëzor (HPV), gonorrea, sifilizi, herpesi dhe hepatiti B mund të transmetohen përmes seksit oral.

Sipas Planned Parenthood, virusi i mungesës së imunitetit njerëzor (AIDS – HIV) ka më pak të ngjarë të transmetohet përmes tij. Megjithatë seksi oral konsiderohet akt seksual dhe duhet të bëhet gjithmonë me kujdes dhe mundësisht me masa paraprake për të zvogëluar mundësinë e transmetimit të sëmundjeve ngjitëse seksuale, citon noa.al të dhënat e publikuara nga NHS britanike. Më e rëndësishmja si masë mbrojtëse është zgjedhja e partnerit/es duke preferuar seksin oral me partnerët e përhershëm.