Transmetuar më 19-04-2021, 08:13

Dy automjete janë përfshirë nga flakët në mesnatë në qytetin e Elbasanit.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku automjeti tip “Land Rover” dhe automjeti tip “Volskwagen”, në pronësi të Kujtim Kasnecit, ishin të parkuara para banesës së tij, si zakonisht ku dhe janë shkrumbuar totalisht nga zjarri.
Ndërkohë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme./K.B/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





