Instruktorja doli xhiro me 6 qentë e saj, gjendet e pajetë në kanalin vaditës
Transmetuar më 18-04-2021, 18:27

Pas dy ditësh kërkimi, trupi i pajetë i Polina Koch Lista u gjet në një kanal vaditjeje  jo shumë larg shtëpisë së saj në Valeggio, në zonën e Pavia, disa qindra metra në drejtim të vendit ku ishin gjetur gjërat e saj personale.

Hipoteza e hetuesve është se gruaja, një trajnere 35-vjeçare, me kombësi ruse, u mbyt nga një përpjekje për të shpëtuar një prej qenve të saj, i cili rrëshqiti në ujërat e kanalit Malaspina.

Karabinierët niswn kërkimet të Shtunën kur familjarët, të cilët jetojnë në Torino, kishin raportuar zhdukjen e 35-vjeçares e cila nuk iu përgjigj telefonit të saj celular.

Gjatë kontrollit, policia gjeti disa objekte të gruas, të tilla si një celular, çelësat e shtëpisë dhe dy rripa, në buzë të kanalit Malaspina.

Sipas asaj që tha policia, të premten pasdite gruaja ishte larguar nga shtëpia për një shëtitje me dy nga gjashtë qentë e saj: katër prej të cilëve u gjetën afër kanalit Malaspina. Ndoshta një nga dy qentë u fut në ujë dhe instruktorja, në përpjekje për ta shpëtuar, përfundoi në kanal.