
Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 2480 testime janë shënuar 442 të shëruar, 138 raste të reja dhe 2 humbje jete.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2480 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 9 në Fier, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Elbasan, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Devoll, Kamëz, nga 3 raste në Lezhë, Lushnje, Berat, Fushë Arrëz, Skrapar, Vorë, nga 2 raste në Kukës, Mat, Shijak, Poliçan, nga 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Kavajë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Dimal, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Cerrik. Në 24 orët e fundit janë shëruar 442 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,584 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 175 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 71 – 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Statistika (18 Prill 2021)
Raste të reja ditore 138 Të shëruar në 24 orë 442 Të shtruar në spitale 175 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 2480
Testime totale 607,688 Raste pozitive 129,594 Raste të shëruara 101,584 Raste Aktive 25,668 Humbje jete 2,342
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 18531 Fier 2216 Durrës 1088 Shkodër 915 Gjirokastër 913 Korçë 673 Vlorë 452 Dibër 322 Kukës 287 Elbasan 200 Berat 53 Lezhë 18
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





