Transmetuar më 18-04-2021, 17:39

Kryeministri Edi Rama publikoi pamjet, teksa udhëtoi sot drejt Kukësit, me avionin e parë.

Ai disa nga djemtë, i pyeti sesi iu dukej ky udhëtim,  që u bë më në fund realitet.

“E kam shtëpinë vetëm 10 minuta nga aeroporti”, i tha një pasagjer, ndërsa disa të tjerë i kërkuan të bënin foto.

“Tani doni të bëni foto me mua”, u është drejtuar kreu i qeverisë pasagjerëve, kryesisht të rinjve që vinin nga Londra, ndërsa shtoi se ata ishin skeptikë më parë për udhëtimin me avion drejt Kukësit.

“Në Facebook më ke sharë ndopak”, iu tha Rama, duke qeshur.

Ndërsa kryeministri u takua edhe me dy pasagjere të mitura, të cilat udhëtonin me prindërit e tyre.

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd