‘Djalli’ merr tri pikë për Champions, Milani shpëton nga një autogol
Transmetuar më 18-04-2021, 15:06

Milani fiton me vuajtje dhe në fund merr tri pikë të rëndësishme në objektivin për një vend në Champions League.

Skuadra kuqezi kaloi 2-1 Genoa në sfidën e luajtur në “San Siro”.

Vendasit nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen, pasi në minutën e 13-të kaluan në epërsi me Rebic. Por në të 37-ën, miqtë surprizuan në zhvillimet e një goditje këndi, duke barazuar shifrat me Destro.

Kaq për pjesën e parë, ndërsa pas pushimit Milani ishte me fat.

Në minutën e 68-të, Scamacca devijoi topin në portën e tij, ndërsa ky autogol do të vuloste fitoren e kuqezinvje që ngjiten në kuotën e 66 pikëvë në vendin e dytë të renditjes dhe tani shpresojnë te ndalesa e rivalëve direktë në garën për Champions./K.B/NOA.al