Pas zgjedhjeve të 25 prillit, zhduket trau me pagesë në rrugën e Kombit
Transmetuar më 18-04-2021, 14:47

Mjafton që Partia Demokratike të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 prillit dhe menjëherë më pas, trau aq shumë i përfolur në rrugën e Kombit do të zhduket njëherë e mirë.

Angazhimin e shpalli sot nga Hasi, kryetari demokrat Lulzim Basha duke siguruar se trau i Rrugës së Kombit do të hiqet.

"Vota për numrin 9 do të bëjË të mundur heqjen e traut tek Rruga e Kombit, luftimin e varfërisë dhe përmirësimin e infrastrukturës në Has", tha z.Basha.

Basha sot në Has

Kurse përforcoi premtimin kur tha: "Një fjalë e kam thënë dhe do ta mbaj në ditët e para të qeverisë, trau i rrugës së kombit do të hiqet.

Kur protestuesit kundërshtuan taksën marramendëse që aplikohet te rruga e Kombit, plot 10 euro për veturë

Ne që punuam me mish e me shpirt për ta bashkuar Hasin e ndarë padrejtësisht nga Tirana dhe Prishtina, të cilëve ju takon bashkërisht. Ne nuk do të lejojmë një ndarje të dytë.

Do të presim lakun e marrëveshjeve të cilat ju marrin nga xhepi qindarka e fundit për të mos ju dhënë asgjë mbrapsht. Para që shkojnë për abuzime dhe përfitime të një grushti qeveritarësh, marrëveshjen abuzive me çdo familje shqiptare.

335 mijë familje shqiptare, pagesat e përmuajshme për ata që i bëjnë rrush e kumbulla do të amnistohen nga qeveria e dalë nga vota juaj. Sepse me votën tuaj ju do të bëni të mundur që të kemi një qeveri që punon për ju dhe jo për vete. Një qeveri të të gjithë shqiptarëve e jo të një grushti oligarkësh" tha z.Basha. /noa.al