VIDEO/ Gjesti i berberit që bëri kolegun e tij të shpërthejë në lot
Transmetuar më 17-04-2021, 21:37

Në disa pamje prekëse një berber spanjoll i cili po kalon kimioterapi për kancerin shpërthen në lot ndërsa kolegu i tij qeth flokët e tij në shenjë solidariteti.

Sipas mediave të huaja, berberi Joel Ortega mund të dëgjohet duke i thënë kolegut të tij Neftali Martin, i cili aktualisht po trajtohet nga kanceri, "nuk je vetëm".

Madje, në një postim me një video në rrjetet sociale, ai shpjegoi se Ortega i kishte thënë se do të vazhdonte të qethte kokën me të derisa të mbaronte trajtimin e kancerit.

"Për mua", shkroi ai, "Joeli nuk është thjesht një bashkëpunëtor, ai është një vëlla".

Ndërkohë, siç bëhet e ditur më tej, të paktën katër berberë të tjerë kanë qethur kokën në shenjë solidariteti me Martin.

Më poshtë pamjet: