
Naumi është përjashtuar nga emisioni pasditen e sotme në puntatën e radhës të "Për’Puthen +40".
Pas degradimit të fjalorit gjatë takimit me Linditën, gjithashtu edhe gjatë pjesës në studio produksioni u detyrua të merrte një vendim në lidhje me të.
Ai ka kërkuar falje në lidhje me fjalorin e përdorur në studio dhe takim, por pa u penduar.
“Unë nuk i kërkoj kurrë falje asaj femre dhe jam më i bindur se kurrë që kam pasur të drejtë.
I kërkoj falje çdo nëne, çdo vajze në të gjithë Shqipërinë, sepse ishin të rënda, po asaj nuk i kërkoj sepse e nisi me qëllim për të më sulmuar.
E nisi me ofendime, me shantazhe dhe thashetheme,” tha Nauni.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





