Transmetuar më 17-04-2021, 17:51

Robin Gosens është një nga mbrojtësit e majtë më në formë në Evropë.

Mbrojtësi gjerman prej katër vitesh është pjesë e Atalantës ku ka shkëlqyer në krahun e majtë.

Falë paraqitjeve fantastike sidomos në vitin e fundit, Gosens është bërë ndër lojtarët më të kërkuar nga skuadrat e mëdha.

Inter, Juventus, Arsenal, Borussia Dortmund dhe Paris Saint Germain kanë qenë deri më tani në garë për lojtarin.

Calciomercato ka rapotuar se bavarezët janë gati të shpenzojnë deri në 40 milionë euro për afrimin e gjermanit në Allianz Arena.

Gjithsesi rekordmenët e Bundesligës nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi edhe skuadrat tjera janë gati të shpenzojnë për gjermanin.

Gosens nga ana tjetër është i hapur për tu larguar nga Atalanta dhe ta bëjë një hap të madh në karrierë.

26-vjeçari këtë edicion edhe pse luan në rolin e mbrojtësit të majtë ka realizuar 10 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. /S.H /NOA.al