


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, paralajmëroi sot kryeministrin Edi Rama se nëse nuk i jep fund sulmeve ndaj tij do të iniciojë një lëvizje politike bashkë me Berishën që do të çonte në rrëzimin final të Ramës.
Meta foli i revoltuar për faktin se në disa reklama televizive dhe parulla të vëna në rrugët e vendit nga PS, shënjestrohet Presidenti duke ftuar shqiptarët të votojnë kundër tij.
Kreu i shtetit e quan paradoksal një fakt të tillë në kushtet kur Rama nuk ka përballë Metën në zgjedhje dhe as Berishën, por kreun e PD Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
"Nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar", thotë Meta dhe shton:
"Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman! Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!", thotë Meta duke publikuar disa foto që shihni në galeri, që ishin dërguar nga eksperti gjerman Martin Henze. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





