Transmetuar më 17-04-2021, 08:34

Sot nuk pritet të ketë surpriza sa i përket motit. E tërë fundjava do të karakterizohet nga një mot i paqëndrueshëm dhe me reshje sporadike.

Sot dhe nesër priten kryesisht kthjellime të pjesshme, vranësira dhe reshje shiu, por krahasuar me një ditë më parë do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave.

Gjatë orëve të mesditës sipas Meteoalb pritet të ketë një shtim të vranësirave ndërkohë që herë pas here do të ketë reshje shiu, madje në disa  zona pritet shtrëngata.

Temperaturat do të jenë të ulëta. Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1°C deri në 16°C.

Mbrëmja përmirëson dukshëm kushtet atmosferike, duke bërë që orët e natës të jenë pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR mbeten të pandryshuara në mesditë  duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Vijon ndikimi i motit të vranët dhe rrebesheve afatshkurtra të shiut në territorin e kosovës, herë pas herë do kemi intervale me kthjellime. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës.

Maqedonia e Veriut

Ndikim i masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë reshje të pakta shiu në territorin e Maqedonisë së Veriut. Herë pas here do ketë pauzë të reshjeve. Parashikohet që këto moti të vijojë gjatë gjithë ditës me këto kushte.

/a.m/NOA.al