Transmetuar më 16-04-2021, 20:48

Pentagoni konfirmon vëzhgimin e UFO-ve nga një ekuipazh i anijeve luftarake amerikane

Një video që përshkruan disa objekte fluturuese të paidentifikuara (UFO) duke fluturuar mbi anijet luftarake të SHBA në Kaliforni ka dalë në dritë, raporton noa.al duke cituar CNBC.

Është një pohim zyrtar nga Pentagoni i cili ka konfirmuar se videoja është e vërtetë dhe përshkruan gjashtë objekte të panjohura fluturuese që janë në ndjekje të katër anijeve të marinës amerikane.

Incidenti konfirmohet nga Pentagoni se ka ndodhur në vitin 2019 në brigjet e Kalifornisë, raporton noa.al.

Pentagoni gjithashtu njoftoi se gjetjet do t’i paraqiten Kongresit Amerikan në Qershor 2021.

Një zëdhënës i Pentagonit konfirmoi se fotot dhe videot janë realizuar nga stafi ushtarak dhe jo nga amatorë që përpiqen të kapin UFO me kamerat e tyre.

Sipas raportit, Byroja e Inteligjencës së Marinës së SHBA, e cila është e specializuar në "standardizimin, mbledhjen dhe raportimin" e objekteve të pashpjegueshme fluturuese do t’i paraqesë imazhet Kongresit në Qershor.

Zona ku ndodhi ngjarja

Fotografitë u publikuan këto ditë pasi kishte nisur një hetim i Pentagonit ndaj UFO-ve. Pentagoni kishte përgatitur një raport sekret që rrodhi në media dhe më pas zyrtarët u detyruan ta pranojnë publikisht.

Pamjet që shihni tregojnë pikërisht këto objekte të panjohura që fluturojnë mbi katër anije luftarake amerikane, përfshirë "USS Kidd Navy", në 2019. /noa.al

Këtu mund të shkarkoni dokumentet e deklasifikuara të CIA-s rreth UFO-ve