Transmetuar më 16-04-2021, 20:35

Është identifikuar i riu që u gjet i mbytur buzë Shkumbinit, në fshatin Jagobin të Elbasanit.
Sipas ABC, mësohet se bëhet fjalë për 27-vjeçarin Eridjon Topi, i cili ka lindur në Elbasan por banonte në Tiranë.
Dyshohet se i riu mund të ketë të paktën dy ditë që është mbytur, duke gjykuar edhe nga gjendja e trupit.
Kanë qenë banorët e fshatit ata që e kanë gjetur trupin e nxjerrë nga rrjedha.
Nuk dihen rrethanat në të cilat Eridjon Topi mund të jetë mbytur.
Një hetim ka nisur për rastin në fjalë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





