Transmetuar më 16-04-2021, 16:51

Si një sirenë e tangos Ariadna Hafez ndërthuri dy dashuritë e saj të mëdha, vallëzimin dhe zhytjen

Një valltare spanjolle, e cila gjithashtu është e specializuar në zhytje, ka krijuar një video mahnitëse tre minutëshe që e tregon atë duke kërcyer tango dhjetë metra nën sipërfaqen e ujit.

Ariadna Hafez ndërthuri dy dashuritë e saj të mëdha, vallëzimin dhe zhytjen.

Artistja 30 vjeçare spanjolle ka krijuar një film të shkurtër të quajtur "Tango" dhe vallëzon nën ujë.

Videoklipi që shikoni më poshtë u realizua në një pishinë 40 metra të thellë në Padova, Itali dhe kërkoi 600 zhytje një minutë e gjysmëshe dhe pesë ditë xhirime.

Koreografia tango u krye në një shkallë pishine në një thellësi duke filluar me 10 metra. Gjithsesi qëllimi i balerinës ishte estetika e kërcimit nën ujë dhe jo thellësia ku po bënte xhirimin.

Ariadna beson se mungesa e gravitetit në elementin e lëngët i jep asaj liri në kërcim, me lëvizje dhe gjerësi më të ngadaltë, citon noa.al.