Nuk i afroi ndihmë qytetarit, pak orë pas arrestimit mjeku shtrohet në spital
Transmetuar më 16-04-2021, 15:37

Mjeku pulomolog Ibrahim Hoti, i cili u dërgua mbrëmë në qeli, pas një videoje të publikuar në media ku shihej duke mos i ofruar ndihmë shëndetësore një qytetari, është shtruar në spital.

Mësohet se pas arrestimit është rënduar gjendja e tij shëndetësore.

Mjeku është duke marrë aktualisht trajtim mjekësor në Emergjencën e Podujevës. Ai pas arresimit është duke u përballur me tension të lartë dhe gjendje të rënduar psiqike.

Ndërkohë, kolegët e tij janë duke protestuar dhe po kërkojnë lirimin e tij.

/a.m/NOA.al