Transmetuar më 16-04-2021, 07:33


Një vajzë pesë vjeçare është goditur me thikë dhe gjyshja e saj njoftoi policinë duke denoncuar nënën e të voglës si autore të krimit.
Ngjarja ka ndodhur në Pensilvani, SHBA, raportojnë mediat amerikane.
Cierra Allen, 30 vjeçe, u arrestua dhe pranoi se goditi të bijë disa herë me thikë në stomak.
Ishte gjyshja ajo që rendi ta çojë mbesën në spital ku gjendja e saj mbetet kritike për jetën.
E moshuara tregoi momentet kur mbesa po goditej nga e ëma dhe vogëlushja i përgjërohej mos ta godiste më por ajo nuk u ndal disa herë rresht.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





