Transmetuar më 15-04-2021, 23:27

Presidenti Ilir Meta tha se është i bindur që Rama është në panik nga humbja.

“Zero, zero, zero ka mundësi Edi Rama për një mandat të tretë dhe për këtë më bind vetë paniku që ka Edi Rama. Individi që ka besim që është në një situatë favorizuese nuk bënë kurrë veprime të tilla të cilat sjellin efekt të kundërt”, tha Meta i ftuar në emisionin “Opinion”, Tv Klan.

Meta foli edhe për një mundësi bashkëpunimi siç flitet mes PD dhe PS, por tha se nuk ka ndonjë merak, ndërsa u shpreh se do të dekretojë fituesin duke respektuar Kushtetutën.

Presidenti ftoi Ramën sërish në debat dhe e akuzoi për kapjen e drejtësisë si dhe uzurpimin e të gjitha pushteteve.

“Ne kemi qenë në 1994 dëshmitar të referendumit që e bëri zoti Berisha, që i kishte të gjitha pushtetet dhe donte ti legalizonte pushtetet e tij. Entuziazmi që ishte në atë kohë nëpër mitingje ne i mbajmë mend shumë mirë, dhe në fund Berisha humbi sepse presioni nuk mund të jetë mjetë i demokracisë”, tha Meta.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd