Transmetuar më 15-04-2021, 22:47

Foto ilustruese
Një shpërthim i fuqishëm, i dyshuar për tritol, tronditi Mamurrasin mbrëmjen e sotme.
Sipas policisë ngjarja ndodhi në oborrin e banesës së shtetasit Sh.N., ku ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, 15 prill, rreth orës 21:45.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





