
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një konference për shtyp të autoriteteve shëndetësore në Danimarkë.
Teksa po komunikohej vendimi për heqjen e vaksinës Astrazeneca nga procesi i vaksinimit të popullsisë, Drejtores së Departamentit të Farmakologjisë së Agjencisë Daneze të Barnave, Tanja Erichsen, i ra të fikët.
Incidenti ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Më pas transmetimi u ndërpre menjëherë. Sipas mediave vendase Tanja kishte pësuar ulje të presionit të gjakut për shkak të lodhjes dhe në një deklaratë për median, anëtarët e Bordit Shëndetësor deklaruan se Erichsen është në gjendje të mirë.
Agjencia Evropiane e Barnave javën e kaluar njoftoi se siguria që ofron AstraZeneca i tejkalon rreziqet dhe mpiksjet e gjakut janë efekte anësore të rralla.
Kjo nxiti shumë shtete që të nisnin sërish vaksinimet në bllokun europian./a.m/NOA.al
https://youtu.be/RT0oiN5dCpk
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





