Transmetuar më 15-04-2021, 17:58

Pak ditë më parë gjykata e dënoi me gjashtë vite burg, por kjo duket se nuk e ka shqetësuar aspak Fjolla Morinën që të shijojë pushimet në Dubai.

Sot ajo ka ditëlindjen, dhe në këtë 42-vjetor ka marrë një urim të veçantë nga vajza e saj

“Mami, nuk mund ta tregoj se sa e bekuar ndihem që të kam ty në jetën time. Ti ke qenë aty për mua në çdo ulje-ngritje timen.

Më ke frymëzuar dhe motivuar që ta përfaqësoj familjen tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Gëzuar ditëlindjen shembulli im! Të don Maca jote mami”, ishin fjalët e Lediana Rrahimit.

Fjolla ka mbyllur llogarinë e vet në Instagram. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd