Transmetuar më 15-04-2021, 15:41

Këtë fundjavë Shqipëria do të ketë në dispozicion edhe 90 mijë e 800 vaksina të tjera.

Sasia e radhës do të mbërrijë nga Astra Zeneca.

Lajmin e ka bërë publik Kryeministri Rama, përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se brenda majit do vaksinohen më shumë se 500 mijë persona.

“Të shtunën dhe të dielën mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina astrazeneca

Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit.

Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara!

Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira”, shkruan Rama. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd