Transmetuar më 15-04-2021, 08:17

Një 34-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në orën 00:30 në lagjen nr.5, pas një konflikti të çastit ku u përfshinë personi i plagosur, me inicialet Sh.Sh, dhe një 34-vjeçar tjetër me inicialet E.S..

Ky i fundit qëlloi me armë 34-vjeçarin Sh.Sh., i cili mori një plagë në këmbë.

"Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S./’, njofton policia. (Foto ilustruese) /S.H /NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd