Transmetuar më 14-04-2021, 19:34

Sipas presidentit të Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda, në mbarë vendin janë 3170 dentistë të licencuar, ose 80 përqind e tyre, ndërkohë që më shumë se 1100 janë vetëm në Tiranë.

“Vaksina është vlerësuar shumë nga stomatologët, është vlerësuar botëkuptimi shkencor i tyre. Ka qenë në nivelin e duhur. Në të gjitha qarqet është bërë vaksinimi. Vetëm ata që e kanë kaluar vonë, e kanë lënë për një moment të dytë vaksinimin”, tha Nikoll Deda, president i Urdhërit të Stomatologut.

Vaksinimi i stomatologëve ishte shumë i domosdoshëm sepse ata kanë kontakt shumë të ngushtë me pacientët.

Pavarësisht masave një pjesë e madhe janë infektuar. Por fatmirësisht kanë patur pak fatalitete.

“Fatalitete kemi pasur tre raste. Kurse në gjendje të rëndë kanë kaluar disa stomatologë, por standardi i lartë në stomatologji, i klinikave, i mbrojtjes, ka evituar rastet e shumta të fatalitetit”, u shpreh Deda.

Një pjesë e vogël e farmacistëve që janë vaksinuar me Pfizer i kanë marrë të dyja dozat, ndërsa pjesa tjetër që kanë marrë vaksinën Astra Zeneca do ta marrin dozën e dytë pas 8 ose 12 javësh.

Anglia që përdor në masë këtë vaksinë ka lënë injektimet me një diferencë prej 10 javësh.

Kjo pasi studimet kanë treguar se sa më larg nga njëra-tjetra të jenë dozat e vaksinës aq më shumë rriten antitrupat./a.m/NOA.al